Skocezët ankohen në UEFA për laserin

Skuadra skoceze, Aberdini si duket edhe përkundër asaj që ka marrë rezultat pozitiv në ndeshjen e parë kualifikuese të Ligës së Europës, do të kërkojë që Shkëndija të dënohet shkaku i përdorimit të dritës me laser, raporton “Portalb”.

Kështu në faqen zyrtare të klubit shkruan se “Dons” kanë konfirmuar se ata janë ankuar në UEFA në lidhje me trajtimin e portierit Danny Ward gjatë ndeshjes së tyre në Maqedoni .
Tifozët KF Shkëndija qëllimisht kishin lëshuar laser në sytë e Ward gjatë barazimit 1:1 shkruajnë edhe mediat skoceze.

Trajneri i Abredeen, Derek Mcinnes ka thënë: “Ishte sjellje tronditëse . “Drejtorët tanë menjëherë reaguan për një sjellje të tillë tek delegati i UEFA-s. Kjo lloj sjellje thjesht nuk është e pranueshme “, shkruan e përditshmja skoceze eveningexpress.co.uk, raporton Portalb. / Portalb /

Lajme të ngjashme

Back to top button