Emina, fustan nusërie me 800 mijë kristale (Foto)

Emina Çunmulaj ka zbuluar detaje të fustanit të saj të nusërisë, të cilat as vetë nuk mund t’i besojë.

Modelja shqiptare së fundi u martua me biznesmenin persian Sam Nazarian, një ceremoni që madje zgjati disa javë.

Dhe, në një postim të fundit në rrjetet sociale, ajo ka publikuar një foto nga momenti i kurorëzimit dhe ku shfaqet me vello të bardhë.

Në komentin që shoqëron foton, ajo thotë se ende nuk mund të besojë se fustani i saj ishte i zbukuruar nga 800.000 kristale të punuara me dorë.

“Ende ëndërroj, duke veshur fustanin e nusërisë nga Galia Lahav me 800 mijë kristale të punuara me dorë në të”, shkruhet në postim.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button