Përvjetori i ShBA-ve, Ambasada në Shkup me ceremoni solemne

Me rastin e Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, 4 korrikut, mbrëmë në Ambasadën amerikane në Shkup u mbajt një ceremoni solemne e organizuar nga ambasadori amerikan, Xhes Bejli.

Ky është solemniteti i parë për ambasadorin Bejli që nga marrja e mandatit të tij si ambasador i ShBA-ve në Maqedoni.

Në ceremoninë e mbrëmshme ishin të ftuar një numër i madh mysafirësh nga jeta publike dhe politike në Maqedoni.

Në ceremoninë e festimit të përvjetorit të 239 të pavarësisë së Shtetit amerikan i pranishëm ishte edhe kryeministri, Nikolla Gruevski, i cili për herë të parë pas shumë vitesh mori pjesë në shënimin e Ditës së SHBA-ve në Shkup.

Ambasadori amerikan, Bejli, në fjalimin e tij të mbajtur foli për rëndësinë e kësaj date.

Para 239 vitesh, më datën 4 korrik është firmosur deklarata me të cilën u shpall Pavarësia e Shteteve te Bashkuara te Amerikës dhe u shpallën principet të cilat i ndërtojnë bazat e demokracisë amerikane.

Lajme të ngjashme

Back to top button