Janë vjedhur para dhe cigare nga një dyqan në qendër të Shkupit

Nga dyqani “Agrovita-mak” në bulevardin “Mitropolit Teodosij Gologanov” në Shkup mbrëmë në orën 22:30 në një grabitje janë vjedhur 2.300 denarë dhe rreth 100 kuti me cigare të ndryshme.

Siç kumtoi sot MPB-ja, dy persona të panjohur me kërcënim me thikë kanë kryer vjedhje ndaj të punësuarës, me ç’rast ia kanë marrë paratë dhe cigaret, duke përfituar punë të kundërligjshme prej rreth 10.000 denarëve.

Po merren masa për gjetjen e autorëve.

Lajme të ngjashme

Back to top button