Në tavolinën e liderëvë, një “pako” me zgjidhje

Bisedat në nivele të ndryshme – mes liderëve, mes ekipeve negociuese, dhe mes liderëve me ambasadorët e BE-së dhe SHBA-së në Shkup, u realizuan gjatë ditëve të fundit, e sidomos dje. Po bisedohet për “pako” me zgjidhje e jo vetëm për një çështje, shembull kur do të jep dorëheqje kryeministri Nikolla Gruevski.

Sipas burimeve partiake të DW, Gruevski-Zaev kanë pasur dy takime një-me-një, nga të cilat takimi i dytë u mbajt mbrëmë pas mesnate, pas pranimit në ambasadën e Amerikës në rastin e 4 korrikut, Ditës së Pavarësisë, në të cilën ishin të ftuar të dy liderët.

Edhe pse ka përparim, ende nuk dihet a mund të arrihet marrëveshje përfundimtare.

Ka shumë pyetje të cilat ende diskutohen. Kryesore është që të afrohen pikëpamjet në një marrëveshje paraprake, ndërsa detajet mund të negociohen më tej gjatë muajit”, thonë ato.

Në lobet politike, përsëri sillen spekulime të ndryshme rreth përmbajtjes së negociatave politike. Më të shpeshtat janë akuzat se LSDM-ja kërkon të menaxhon me MPB-në, ndërsa u janë ofruar që të kenë kontrollorë ministrore në lidhje me tre ministri. Sipas spekulimeve të njëjta, është bërë marrëveshje me zgjidhje ligjore që të përcaktohet edhe afati deri kur kryeministri do të “bën tërheqje” nga zyra, si rregull që do të zbatohet për të gjitha zgjedhjet e ardhshme.

Lajme të ngjashme

Back to top button