United plot 70 milion euro për Mullerin

Drejtuesit e Manchester Unitedit po bëjnë përpjekje që gjatë këtij afati kalimtar të verës ta përforcojnë ekipin me lojtar cilësor.

Përveç Sergio Ramosit, Louis Van Gaal po synon që ta sjell në “Old Trafford” sulmuesin e Bayern Munichut, Thomas Muller.

Sipas tabloidit britanik, “Daily Express” gjiganti anglez është i gatshëm t’i ofroj ekipit gjerman për Mullerin 70 milion euro.

Por, United do ta ketë vështirë ta realizoj këtë transferim, pasi vetë lojtari ka deklaruar se dëshiron të mbetet në Bayern Munich.

Lajme të ngjashme

Back to top button