Recension: Dasmë maqedonase pa dhëndrin serb: Tamara u martua, Тijana shkurorëzohet?

Mediamk-000-final-0010-crop-resize

 

Ky është një tekst që është shkruar në bazë të spekulimeve. Me këtë rast duket sikur ndonjë bisedë më the – të thash, pa pasur mbështetje nga askush. Diçka është pëshpëritur, mirëpo jo dëgjuar si duhet dhe ka dalë kjo që e lexojmë. Tekst që nuk ka lidhje me logjikën, mendjen e shëndoshë dhe me etikën dhe standardet e gazetarisë.

Mediamk-000-final-0010Linku deri te artikulli origjinal: Dasmë maqedonase pa dhëndrin serb: Tamara u martua, Тijana shkurorëzohet?

Data dhe koha e publikimit: 29.06.2015, 13:02

Data e recensionit: 30.06.2015

Recensues: Vllado Gjorçev

Edhe pse ka njerëz që u pëlqejnë artikujt e këtillë, kjo nuk do të thotë se ato duhet t’i hasim në çdo hap. Mirëpo, përveç kësaj, këtu kemi të bëjmë me një tekst që nuk është objektiv, nuk është përmbajtësor, është manipulues dhe nuk mund të konfirmohet vërtetësia e tij. Përveç kësaj, që paradoksi të jetë edhe më i madh, në një pjesë të tekstit spekulohet se bashkëshorti i Tijanës nuk paska qenë i pranishëm në dasmë, për shkak se, gjoja, qenkan para ndarjes, ndërsa në paragrafin tjetër kjo demantohet. Në fakt, më poshtë në tekst thuhet se, megjithatë, ndoshta martesa e tyre nuk është në krizë për shkak se para disa kohësh paskan publikuar një foto të përbashkët në “Facebook”.

Nuk e di pse nuk e kanë të qartë, mirëpo është dashur merret parasysh ajo se bashkëshorti i Tijanës nuk ka ardhur në dasmë për shkak se ka qenë në udhëtim. Ose, ndoshta ka qenë i sëmurë? Ose, ka pasur ndonjë obligim që nuk ka mundur ta anulojë… Poashtu, kjo është një arsye e mjaftueshme që ai të mos vijë, dhe menjëherë i zvogëlon gjasat se martesa e tyre është në krizë. Në fund të fundit, sikurse edhe të gjithë gazetarët profesionistë, është dashur të paraqiten te Tijana dhe ta pyesin në mënyrë njerëzore. Ndoshta nuk do të fitonin përgjigje në pyetjen e tyre, mirëpo do të vërehej përpjekja e tyre për të qenë objektivë.

Ky është teskt që ka një qëllim, të argëtohet populli dhe gjatë kësaj të fitohet ndonjë klikim më shumë. Nuk mund të besohet se gazetarëve nuk iu është kujtuar që të lajmërohen dhe ta kuptojnë të vërtetën. Megjithatë, kanë vendosur të mos e bëjnë këtë.

Lajme të ngjashme

Back to top button