Ivanov në ASHAM qortoi politikanët tanë dhe BE-në

Liderët duhet të gjejnë zgjidhje për dalje nga kriza politike, tha presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov në tubimin e dytë ndërkombëtarë shkencor “Lidhjet kulturore dhe shpirtërore maqedonase- sllovake” që u mbajt në ASHAM.

“Liderët e Maqedonisë duhet t’i shembin muret mendore dhe t’i mbyllin istikamet mendore. Në kushte të tilla, liderët duhet sa më shpejtë, përmes dialogut, të gjejnë zgjidhje me të cilën do të tejkalohet kjo krizë politike” tha Ivanov, i cili shtoi se vetëm për gjashtë vite jemi ballafaquar me tre kriza politike, secila më e thellë se tjetra.

Ai tha se BE në vend që ta integroj Ballkanin, filloi të ndërtoj mure të reja.

“Duke u mbyllur në vete dhe duke u shtirë si kështjellë, Evropa sikur po i varros themelet e veta. Asnjë shtet, as Maqedonia, nuk është imun ndaj këtyre proceseve. Premtimi nga Selaniku përveç që nuk është përmbushur, por edhe politika e zgjerimit ballafaqohet me stagnim. Dhjetë vite të tëra, Maqedonia nuk është në agjendën e zgjerimit për shkak të bllokimit të fqinjit jugor. Bllokimi bëri që për gjashtë vite të kemi tre kriza, secila më e madhe se ajo paraprakja”.

Ai përmendi se qytetarët e vendit me shqetësim shohin se si në çdo krizë të ardhshme politike po ndërtohen mure të mëdha ndërsa istikamet politike po thellohen.

“Nga muret e lartë dhe istikamet e thella vështirë mund të shihet fytyra njerëzore e tradhtarit politik”, tha shefi i shtetit.

Lajme të ngjashme

Back to top button