Barazim mes Shkëndijës dhe Aberdeen!

Skuadra skoceze e Aberdeenit ka siguruar një barazim të artë në stadiumin e Shkëndisë që dominoi tërë takimin që u zhvillua për kualifikim në Europa League.

Përkundër dominimit të plotë të takimit, skuadra shqiptare gjashtë minuta para përfundimit të takimit barazoi rezultatin me golin e realizuar nga Kirovski, i cili realizoi dhjetë sekonda pasi hyri në fushë si zëvendësues.

Golin për Aberdeenin e realizoi McGinn në minutën e 79-të. Pas pësimit të golit, Shkëndija u hodh në aksion dhe pas barazimit kërkonte edhe fitoren, por në fund skuadra skoceze u mbrojt mirë nga sulmet e ekipit shqiptar.

Takimi kthyes zhvillohet pas një jave në Aberdeen.

Lajme të ngjashme

Back to top button