Këshilla për nxirje perfekte

Për gjithë ata që e duan diellin,përveq pamjes estetike që sjellë nxirrja e lëkures,duhet të dini që nxirrja e shpejtë mund të sjellë disa defekte qe mund t’iu shqetësojë.

Duke mos lënë mënjanë kujdesin për lëkurën më poshtë gjeni një listë esenciale në 10 hapa për të pasur nxirjen perfekte:

Përgatite lëkurën nga ekspozimi duke bërë një pastrim për të hequr qelizat e vdekura dhe pa harruar eksfoliatin për një nxirje uniforme.

Nëse të duhet të depilohesh, çfarëdo lloj mënyrë të zgjedhësh, lëre lëkurën të qetësohet për të paktën 24 orë, për të evituar acarimet e padëshirueshme.

Aplikoni kremin/vajin mbrojtës gjysmë ore përpara ekspozimit në diell për ta bërë atë sa më efektiv. Aplikojeni edhe më vonë përgjatë ditës, nëse është e nevojshme.

Rrisni kohën e ekspozimit në mënyrë graduale: fillojeni duke qëndruar në diell 1 orë, për të mbërritur më pas te disa orë më shumë, si në mëngjes edhe pasdite. Bëjeni lëkurën të mësohet gradualisht me diellin e mos harroni që ka qenë për shumë muaj e mbuluar me rroba të trasha.

Mos u ekspozoni gjatë orëve të nxehta të ditës, madje edhe nëse je e re në moshë, sepse të shndërrohesh e kuqe nuk është mirë për më tepër që djegia nuk transformohet si me magji në nxirjen e dëshiruar, përkundrazi mund të shkaktojë një lëkurë të shëmtuar.

Lajme të ngjashme

Back to top button