Specialistët: Merreni seriozisht marrjen e mendve, shenjë paralajmëruese për sëmundje tumorale

Specialistët këshillojnë që të merret seriozisht dhe të kontrollohet marrja e mendve, sepse mund të jetë shenjë paralajmëruese e një sëmundjeje tumorale të veshit të brendshëm.

Shqetësimet i përket dhimbjes së kokës ose marrjes së mendve ndryshojnë nga një i sëmurë tek tjetri. Disa të sëmurë e shprehin shqetësimin e tyre me ankesa si “më sillet rrotull çdo gjë”, disa të tjerë “më sillet toka” e të tjerë “më janë errësuar sytë”.

Megjithëse shenjat më të shpeshta që shoqërojnë sëmundjet e veshëve janë të vjellat dhe përzierjet, disa të sëmurë mund të kenë edhe shenja tjera si zhurmë në vesh dhe lëvizje të çrregullta të syrit. Marrja e mendve lind nga ndryshimi i vendit të kristaleve të ekuilibrit në veshin e brendshëm dhe nga rritja e presionit të lëngjeve në vesh.

Në lidhje me ndryshimin e vendit të kristaleve të ekuilibrit, marrjen e mendve e quajmë pozicionale. Shfaqet në lidhje me pozicione të caktuara. Zakonisht te marrjet e mendve të lidhura me ndryshimin e presionit të lëngjeve në veshin e brendshëm pasqyrohen shqetësime nga zërat e lartë, shkruan Start.

Mund të kurohet me anë të dietës dhe terapisë mjekësore. Krahas kësaj, marrja e mendve mund të shkaktohet edhe nga tumoret e veshit të brendshëm apo infeksionet e veshit të mesëm të cilat mund të përhapen në veshin e brendshëm, si dhe nga infeksione të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes. Marrja e mendve nuk është një sëmundje në vetvete, por mund të jetë shenjë e sëmundjeve të tjera dhe duhet bërë ndërhyrja e nevojshme në kohën e duhur.

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. UNE E KAM KETE PROBLEM KAM LUHATJE TE SHPESHTA TE TENSIONIT PAS MATJES TENSIONI ME DEL SH.MIRE KAM DHEMBJE TE SHUMTA KOKE TE VJELLA JAM VIZITUAR HERE ME THONE MIGREN.SINEOZIT E HERE VESHI I MESEM KAM MAR MJEKIM PO ME SHKATERROJNE STOMAKUN KRYESISHT MIGRETILDHE SIBELIUM KY ESHTE MJEKIMI I DHENE NGA MJEKU ‘SECIALIST’ JU LUTEM CFARE ME SYGJERONI

Back to top button