Pijet e gazuara mund të shkaktojnë kancer

Një hulumtim i ri sugjeron se pijet me sheqer mund të na shkaktojnë kancer, sëmundje të zemrës dhe diabet. A është koha që të mos i konsumojmë më?

Shkencëtarët kanë gjetur rreziqe të shumta në pijet e gazuara, duke thënë se ato shkaktojnë vdekjen e 180,000 të rriturve çdo vjet.

Por, kjo nuk është hera e parë që ata kanë raportuar një gjë të tillë. Të mbushura me sheqer, kimikate dhe me zero vlera ushqyese, pijet e gazuara nuk janë të mira për shëndetin – edhe pse ato duken mjaft tërheqëse dhe pihen shumë në ditë të nxehta me diell, transmeton Lajmi.net.

Pijet e gazuara mund të kenë efekte shumë të dëmshme. Ja disa prej tyre:

1. Mund të rrisin rrezikun nga kanceri
Ka pasur shumë studime të cilat kanë shikuar lidhjet në mes të llojeve të ndryshme të kancerit dhe pijeve të gazuara. Studime të shumta sugjerojnë se të pish vetëm dy pije të buta me sheqer në javë, mund të rritet rreziku nga zhvillimi i kancerit në pankreas. Pirja e vetëm një pije të gazuar në ditë mund të shkaktojë kancer të prostatës për 40% tek meshkujt. Këto pije gjithashtu mund të shkaktojnë kancer të gjirit tek femrat, për shkak se disa kemikate që përdoren për t’u dhënë ngjyrë pijeve.

2. Mund të rrisin rrezikun nga sëmundje të zemrës
Shkencëtarë në SHBA kanë gjetur një lidhje të fuqishme në mes të përqindjes së kalorive ditore nga ushqimet e ngarkuara me sheqerna të shtuar (si pijet e gazuara) dhe normave të vdekjes nga sëmundje kardiovaskulare. Ata pohuan se të pish tre kanaçe pije të gazuara në ditë mund të trefishojë rrezikun nga sëmundje të zemrës, transmeton Lajmi.net.

3. Mund të çojnë në diabet
Pijet me ngarkesa të sheqerit është dëshmuar se rrisin shanset nga prekja e diabetit të tipit 2. Një studim i bërë kohët e fundit, vlerësoi se rritja e konsumit të pijeve me sheqer ka kontribuar në 120,000 raste të reja me diabet.

4. Mund të shkaktojnë dëmtim të mëlçisë
Një studim i kryer më 2009 gjeti se pijet me sheqer mund të shkaktojnë sëmundje të mëlçisë dhe duke pirë vetëm dy kanaçe në ditë mund të çojë në dëmtime të rënda të mëlçisë.

5. Ju bëjnë më të dhunshëm
Një studim i kryer mbi adoleshentë gjeti një lidhje mes pijeve të gazuara, dhunës dhe dëshirës për të mbajtur një armë. Hulumtuesit zbuluan se edhe të rinjtë të cilët kishin pirë vetëm dy kanaçe në javë pije të gazuara ishin më agresiv në krahasim me miqtë e tyre të cilët kishin pirë pesë ose më shumë kanaçe në javë. Të tjerët ishin gjithashtu më të prirë për të pirë alkool dhe duhan.

Lajme të ngjashme

Back to top button