Do të befasoheni: Ja sa gjuhë fliten në botë!

Në të gjithë botën ka rreth 7120 gjuhë. Njëzet e tre gjuhët janë gjuhët amtare për më shumë se 4.1 miliardë njerëz.

Shumë nga këto gjuhë mbulojnë territore të mëdha dhe u përhapen në disa vende. Më e përhapur është sigurisht gjuha kineze të cilën e flasin 1,197 miliard njerëz.

E dyta gjuhë më e përdorur është gjuha angleze, të cilën si gjuhë amtare e kanë rreth 335 milionë njerëz. Megjithatë, këtë gjuhë e mësojnë/flasin edhe rreth 1,5 miliard njerëz, transmeton Telegrafi.

Pas kësaj vjen gjuha spanjolle me rreth 399 milionë njerëz, gjuha Hindu me 260 milionë folës, si dhe gjuha portugeze me rreth 203 milionë folës.

Ndër gjuhët nga të cilat më së shumti përdoren në botë janë edhe gjuha ruse, me rreth 166 milionë banorë, si dhe ajo japoneze me rreth 128 milionë folës.

Lajme të ngjashme

Back to top button