Të shtëna me armë në bazën e Marinës në Washington

Një numër i madh forcash policie kanë rrethuar bazën e Marinës në Washington, pas raportimeve për disa të shtëna me armë. CNN njofton se në bazë ndodhet një person i armatosur, i cili kërcënon punonjësit e saj.

Flitet për një të vrarë, por është e paqartë nëse viktima është punonjës i bazës, apo sulmuesi i armatosur. Në këtë bazë ndodhet selia e Shtabit të Marinës Amerikane.

Ngjarja ndodh në të njëjtin vend ku në Shtator të vitit 2013, një ish-punonjës vrau 12 persona dhe më pas u vetëvra.

Lajme të ngjashme

Back to top button