Adrian Gaxha kujton Luana Vjollcën (Video)

Këngëtari nga Shkupi Adrian Gaxha ka sjellë vetëm pak ditë më parë produksionin më të ri muzikor nën titullin “Kalle”.

Këtë këngë ritmike dhe verore këngëtari e ka sjellë në bashkëpunim me Lindon duke I dhënë disa ngjyrime orientale.

Të ftuar në rubrikën Pink Report të emisionit “Rreze Dielli” këngëtarët kanë ndarë momente gazmore nga backstage i xhirimeve të klipit. Gaxha u shpreh mjaft entuziast sa i përket klipit ndërkohë që për Lindon kjo ishte një eksperiencë që do ta kujtoj gjatë si dhe një katapultë e mirë për rritjen e tij artistike.

Ata janë shprehur se në projektet e ardhshme përfshihen dy këngë të reja të cilat do ti rikthejnë në bashkëpunim këta dy artistë. I pyetur sa i përket jetës sentimentale, e cila ka qenë mjaft e komentuar për këngëtarin Adriani ka theksuar se në jetëne tij aktualisht nuk është asnjë vajzë.

Ai kujtohet për lidhjen me prezantuesen Luana Vjollca dhe thekson se lidhjet e kaluara janë të mbyllura dhe në këto momente ai ndihej mjaft mirë.

Lajme të ngjashme

Back to top button