Greqi, pensionistët vazhdojnë të qëndrojnë në radhë në banka

Pasi Greqia nuk pagoi borxhin ndaj Fondit Monetar Ndërkombëtarë (FMN) dhe pasi vendosi që me 5 korrik të shkojë në referendum për politikat shtrënguese të kreditorëve, pensionistët në vend kanë hyrë sërish në radhë për të tërhequr një pjesë të kursimeve të tyre, raporton Anadolu Agency (AA).

Bankat të cilat mbahen të mbyllura për të parandaluar daljen e shumave të mëdha të monedhës, edhe ditën e sotme ashtu si ditën e djeshme kanë hapur dyert për pensionistët. Ata që në orët e para të mëngjesit janë gjendur para bankave për të tërhequr pensionet dhe kursimet e tyre, për shkak se shumica e tyre nuk përdorin pajisjet automatike (bankomat) për tërheqjen e parave dhe iu janë drejtuar sporteleve të bankave.

Pensionistët edhe ditën e sotme në kudër të vendimit të marrë kanë mundur të tërheqin vetëm 120 euro.

-Debatet “po-jo” në rradhë-

Gjatë qëndrimit në rradhë pranë sporteleve të bankave edhe në rendin e ditës së pensionistëve qëndron tema e referendumit, ku ata shprehin mendimet e tyre edhe me zë të lartë të cilët tërheqin edhe vëmendjen e mediave.

Markos Antoniu një nga pensionistët në një deklaratë për gazetarin e AA-së ka theksuar se ai mendon se këto vështirësi të përjetuara nuk do të kufizohen vetëm me Greqinë.

Antoniu, i cili ka pretenduar se vështirësitë në vendin e tij do të krijojnë një efekt domino ka pohuar se: “Krizën e përjetuar tani në Greqi, pas një kohe do ta provojë e gjithë Europa. Të mos mendojnë se kjo krizë nuk do ti prekë. Në rradhë janë Italia dhe Spanja. Në një kohë të afërt këto pamje do ti shikojmë në këto vende. Në fund nuk do të ngelë më një Europë e cila fatkeqësisht nuk mori masat e nevojshme kundër kësaj krize. Situatën e Greqisë së shpejti të gjithë europianët do ta kuptojnë kur ta jetojnë. Edhe në Turqi madje flitet për çështjen për ndihmë ndaj nesh. Unë besoj se Greqia do ta përballojë. Ne grekët kemi kapërcyer shumë vështirësi. Edhe këtë do ta kapërcejmë”.

Ndërsa Dimitris Papageorgios duke theksuar se nuk e pëlqen menaxhimin ekonomik të qeverisë së re ka deklaruar se: “Nëse do të vazhdojnë këto rradhë nëpër banka do të thotë se vendi po shkon drejt një pike të rrezikshme. Të gjitha këto vijnë në kuptimin se jemi brenda një lufte ekonomike. Unë kam jetuar për shumë vite në Gjermani. Që në vitet 80 Gjermania jepte një sinjal se do merrte një trajtë kolonizatore. Më në fund u bë”.

Papageorgios ka vazhduar më tej duke shprehur se: “Edhe qeveria e re nuk është e suksesshme në drejtimin e vendit. Vetëm për 5 muaj e solli në një situatë të tillë vendin. Unë nuk marr pjesë të jem për ‘po’. Po të themi ‘jo’ do të tërhiqemi drejt një pasigurie dhe do të ndërpriten rrjedhat monetare ndaj Greqisë nga Europa. Dhe pikërisht atëherë do të dalin në pah peizazhe që nuk i kemi parë ndonjëherë në Greqi. Kjo do të ishte fundi i gjithçkaje”.

– “Falë Zotit arrita të marr një pjesë të parave”-

Ndërsa Angiliki Markopulu ka shpjeguar se është pjesërisht e lumtur që ka marrë një pjesë të pensionit të saj dhe duke vënë në dukje se rradhët në banka krijojnë një pamje shumë të rëndomtë ajo ka shtuar se: “Falë Zotit munda të marr shumën e pensionit. Por kjo nuk do të thotë se çdo gjë po shkon mirë. Vëreni këtë rrallë se çfarë pamje të rëndomë që ka. Për këtë arsye nuk duhet të presim pjesën e sëmurë dhe duhet ta hedhin tutje dhe kjo vjen në kuptimin për ti dhënë fund pazareve tona me kreditorët. Por nuk ka asnjë politikan në Greqi që të ketë guximin për ta bërë këtë. Politikanët tanë janë frikacakë. Ata përparojnë në atë drejtim që i thotë Europa”.

Ndërsa Vasilis Yanoplus thekson se ata kanë besim tek Kryeministri Alexis Tsipras dhe se ai duhet të mendohet mirë se si do ta nxjerrë vendin nga situata aktuale.

Lajme të ngjashme

Back to top button