Engel: Nëse Kosova nuk e themelon Gjykatën Speciale, e themelon OKB-ja

Kongresmeni, Eliot Engel tha të enjten në Prishtinë se Kosova duhet të punojë në sundimin e ligjit, luftimin e korrupsionit, zhvillimin e ekonomisë, ndërsa këshilloi institucionet e vendit të votojnë pro themelimit të Gjykatës Speciale, pasi sipas tij, në të kundërtën do ta themelojë OKB-ja.

Engel në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës për shënimin e 25-vjetorit të miratimit të Deklaratës Kushtetuese të 2 Korrikut 1990 tha se Gjykata Speciale duhet të formohet nga institucionet e Kosovës, pasi nëse themelohet nga OKB-ja do të jetë shumë problem për Kosovën, pasi ka vende që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.

“Gjykata Speciale është detyrim ndërkombëtar i shtetit të Kosovës, dhe si shtet i pavarur, Kosova duhet ta kaloj atë, përndryshe do të jetë OKB-ja ajo që do të vendosë për këtë çështje”, u shpreh Engel.

Ka shumë gjëra për të cilat tha se duhet të bëhen në Kosovë, si sundimi i ligjit, luftimi i korrupsionit, zhvillimi i ekonomisë. “Dua të shoh demokraci, sundim ligji”, u shpreh Engel. “Prej zemre e dua Kosovën dhe do ta keni mbështetjen time gjithmonë”, tha ndër të tjera kongresmeni, transmeton Telegrafi.

Lajme të ngjashme

Back to top button