Thellohet kriza në Greqi: 50 mijë anulime në ditë të rezervimeve turistike

Shoqatat e kompanive turistike në Greqi, ka bërë të ditur se nga e hëna, brenda dite arrijnë rreth 50 mijë anulime të rezervimeve nga turistët.

Kjo është një goditje e rëndë për turizmin në Greqi, pasi këto lloj rezervimesh të tipit “në orën e fundit” përbëjnë 20 për qind të totalit të rezervimeve gjatë këtij viti.

Mediat vendore raportojnë se shoqatat e eksportuesve në Greqi ka vlerësuar se humbjet e kompanive është 80 milionë euro për javë, që i bije se në javët e ardhshme eksporti do të bijë në 7 për qind, kurse importi në 28 për qind, transmeton lajmi.net.

Ndërkohë, që nga mëngjesi i sotëm radhët e pensionistëve janë parë të jenë të gjata në 1000 degë të bankave, ku sportelet e tyre mund të marrin deri në 120 euro nga pensionet e tyre të cilat nuk janë paguar për muajin qershor.

Lajme të ngjashme

Back to top button