Turp: Komisioni antikorruptiv ik nga pyetjet, s’ka qëndrim për “bombat”

Komisioni shtetëror për parandalimin e korrupsionit gjatë prezantimit të raportit të punës në konferencën për shtyp e sotme u tregua jokonzistent me informatat që i dha dhe nuk iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve.

Gjatë prezantimit të raportit të punës, Goran Milenkov, kryetari i Komisionit shtetëror për parandalimin e korrupsionit (KShPK) duke folur për hapjen e lëndëve të rreja të Komisionit e ngatërroi numrin e lëndëve, ku në fillim e tha si 42, dhe pastaj e ndryshoi në 45. Kur u bë vërejtje nga një gazetare për mospërputhjen e numrave, ai u përgjigj me “do të merrni letër me informatat që i thash, e keni aty”.

Ai u shmab disa pyetjeve si “A mendoni se është në rregull që komisioni antikorruptiv të sillet si me qenë organizatë joqeveritare? A mendoni se është në rregull që në kohë të një krize politike, kur gjithkush thotë se është deklarative lufta kundër korrupsionit, ju të merrni rolin e statistëve dhe të një struci që e vë kokën ndër tokë.

Ndërsa për pyetjen “Pse në Maqedoni ka komision antikorruptiv i cili është i padukshëm dhe jofunksional?” Milenkov u përgjigj me “Vetë fakti se të gjithë jemi këtu në pres konferencë e tregon mënyrën tonë të punës dhe transparencës. A kjo pjesa tjetër vetëm mund të jetë perspektiva e juaj”, ndërsa çdo pyetjeje tjetër, më konkretisht për punën që e kanë bërë për  përgjimet e partisë opozitare, skandalet politike me blerjen vendeve, banesave, tenderët e keqpërdorura me shuma në miliona, dhe reketimin e qyteteve, sidomos Kumanovës dhe Strumicës,  komisioni u vetëm u përgjigj me “nuk do komentojmë sepse këto çështje janë në procedurë gjyqësore”. Pas kësaj, edhe pse kishte disa gazetarë që pritnin me pyetjet e tyre, Milenkovi i ndërpreu pyetjet dhe komisioni u largua nga bina.

Kjo mund të shihet në videon e A1on-it:

Përndryshe konferenca ishte për informimin publik të punës të Komisionit shtetëror për parandalimin e korrupsionit. Gjegjësisht për formimin, trajtimin dhe zgjidhjen e lëndëve të komisionit. Në periudhë prej 14 prillit 2015 deri 1 korrikut, janë formuar 37 lëndë të rreja mbi akuzat se ekzistojnë elemente të korrupsionit nga qytetarët, persona juridik, e të tjerë. Nga zgjedhja e përbërjes së re të KShPK deri sot janë hapur 42 lëndë të reja. Nga këto 42, janë përfunduar 25 lëndë. Në periudhën e njëjtë, KShPK bëri 5 paralajmërime publike të njerëzve zyrtar.

Lajme të ngjashme

Back to top button