Tragjedi në Filipinë: Përmbyset varka, 36 persona humbin jetën

Një varkë që barte 173 pasagjerë është përmbysur në qendër të Filipinës, vetëm pak minuta pasi varka kishte lënë portin detar, raporton CNN.

Rojat bregdetare lokale njoftuan se të paktën 36 persona kanë gjetur vdekjen në këtë incident detar. Ndërkaq, 118 janë shpëtuar, dhe për fatin e 19 të tjerëve nuk dihet asgjë, transmeton Indeksonline.

Varka, 27 metra e gjatë, në momentin e përmbysjes ka qenë vetëm 200 metra larg bregdetit, ka konfirmuar për CNN, gjenerali i Rojave Bregdetare, Christopher Ganet.

Ai tha se të shpëtuarit janë dërguar për trajtim në qendrat mjekësore më të afërta në regjionin e Ormoc-ut.

Lajme të ngjashme

Back to top button