Xhudistja Seferi gati për evropianit në Sofje

Xhudistja shqiptare, Blerina Seferi, ka udhëtuar në Sofje të Bullgarisë ku do të zhvillohet kampionati evropian për kadet. “Shqiponja e Shipkovicës” kësaj radhe do të përfaqësoj Gjermaninë, por do jetë edhe ambasador i popullit shqiptar, pasi në zemër do të ketë flamurin kuqezi.

Përgatitjet për këtë evitimet të rëndësishëm, Blerina kryesisht i ka zhvilluar në Gjermani në kampe të ndryshme që i ka organizuar reprezentacioni andaj edhe forma e saj është pozitive. Para nisjes për Sofje, talentja e madhe shqiptare tha se ndihet mirë andaj në Bulgari do të jep maksimumin për tu paraqit në mënyrë të denjët.

“Për mua kampionati evropian ka vlerë shumë të madhe, andaj asgjë nuk ia kam lënë rastit, duke u përgatit maksimalisht. Stërvitjet i kam zhvilluar në klubin tim në Hamburg por edhe me reprezentacionin e Gjermanisë. Në këto përgatitje nuk kanë munguar as sparinget por kam pas edhe testime të ndryshme nëpër turne prestigjioz ku edhe kam dal pozitive. Në Sofje do të jap maksimumin për të arrit rezultat pozitiv”, tha xhudistja me prejardhje nga Shikovica, Blerina Seferi.

Blerina tani më ka disa medalje Ballkanike, por në vitrinën e saj mungon evropiani. Kjo do jetë debutim i saj në gara të tilla, ndërsa paraqitja e saj pritet të ndodhë të premten. / Portalb /

Lajme të ngjashme

Back to top button