Fushata qeveritare për interes publik apo për korruptimin e mediave?

Fushata për interes publik apo për korruptimin e mediave. Pasi filloi reklamimi masiv i qeverisë, ekspertët e shtrojnë këtë pyetje, nëse paratë për fushata shfrytëzohen për të përfituar nga besnikëria e mediave apo për promovimin e qëllimeve publike.

Edhe pse besohet që përgjigjja është diku në mes, fakt është se në Maqedoni pasi filloi fushata qeveritare, shumë mediume e ndryshuan politikën e tyre, ndërsa vendi jonë në listën për media të lira të Freedom house ka rënie drastike.

Të dhënat që i ka paraqitur Qeveria, gjatë periudhës 2012, 2013 dhe gjashtë muajt e parë të vitit 2014 janë zhvilluar gjithsej 27 fushata, për të cilat Qeveria ka harxhuar 18 milion euro.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button