Princi saudit do të dhurojë 32 miliardë dollarë

Princi i Arabisë Saudite, Velid bin Talal ka njoftuar se në të ardhmen do të iu dhurojë organizatave humanitare 32 miliardë dollarë, raporton Anadolu Agency (AA). Bin Talal në një konferencë shtypi në Riad, tha se në vitet e ardhshme përmes “Alwaleed Philanthropies”, një organizatë bamirëse themelues i të cilit dhe Kryetar i Bordit është ai vet, do të iu dhurojë organizatave humanitare 32 miliardë dollarë. Ai tha se kjo shumë nuk përfaqëson tërë pasurinë e tij.

Bin Talal, gjithashtu vuri në dukje se ky veprim nuk do të ndikojë  në asetet e tij në bursën e Arabisë dhe nuk përkthehet në shitjen e 95 përqind të aksioneve që ai zotëron, përkundrazi ato nuk do të preken fare.

Përparësi në dhënien e ndihmës do të kenë qytetarët e Arabisë Saudite, ndjekur nga arabët, muslimanët e tjerë dhe qytetarëve të tjerë. Kjo ndihmë do të lidhet me shëndetin, organizatat për luftën kundër sëmundjeve, ndërsa fushat për të ndihmuar do të jenë zonat e prekura nga fatkeqësitë natyrore dhe shoqatat që merren me mbrojtjen e të drejtave të grave.

“Në mirësi nuk ka dhe nuk duhet të ketë ndarje në fe, gjini apo racë. Për këtë arsye unë nuk do të dhurojë vetëm në Arabinë Saudite,” tha Bin Talal. Ai më tej shtoi se në ditët në vazhdim  do të publikojë lajme të mira për qytetarët e Arabisë Saudite dhe këto lajme do të përcillen përmes llogarisë së tij në Twitter.

Lajme të ngjashme

Back to top button