Protesta kundër sulmeve ndaj muslimanëve në Turkistanin Lindor

Në qytetin Denizli të Turqisë mbahet protestë për sulmet ndaj muslimanëve në Turkistanin Lindor, raporton Anadolu Agency (AA). Anëtarët e Degës së qytetit Denizli të Shoqatës Rinia e Anadollit kanë reaguar me protesta kundër sulmeve ndaj muslimanëve në Turkistanin Lindor.

Grupi duke u mbledhur para xhamisë së re Delikliçınar pas namazit të teravihve kanë falur namazin e xhenazes në mungesë. Kryetari i shoqatës së degës në qytetin Denizli, Ahmet Eryılmaz, duke mbajtur një konferencë për shtyp në emër të grupit ka tërhequr vëmendjen në rëndësinë për unitetin dhe bashkimin në botën Islame. Eryılmaz ka pohuar se qytetarët në Turkistanin Lindor nën persekutimin kinez po martirizohen se mbajnë agjërim.

Ai ndër të tjera u shpreh se: “Si detyrë e jona vëllazërore dolëm në shesh. Kemi dalë në këto sheshe sepse i kemi vënë veshin paralajmërimit të Profetit tonë ku ai ka thënë ‘Nëse muslimani në Perëndim nuk ndien dhimbjen e një gjembi që ngulet në këmbën e një muslimani në Lindje ai nuk është nga Umeti im’. Ne si muslimanë jemi të detyruar të tregojmë këtë ndjeshmëri. Duhet ta rrëzojmë idenë ‘e keqja larg meje’. Ne nuk mund të gëzojmë këtu kur muslimanët janë në gjak dhe lot”.

Grupi pasi ka hedhur slogane kundër SHBA-së dhe BE-së është shpërndarë.

Lajme të ngjashme

Back to top button