Ushtria izraelite përqendrohet në kufi me Egjiptin

Sipas raportimeve në shtypin izraelit mësohet se ushtria e Izraelit grumbullohet në kufirin me Egjiptin. Gjithashtu theksohet se vendimi i ushtrisë është marrë si pasojë e sulmeve të ndërmarra në Sinai kohët e fundit që kanë rezultuar me një numër të madh viktimash, ndërsa në lidhje me numrin e trupave të dislokuar në kufi nuk janë dhënë informacione.

Ndërsa në lajmin e kanalit televiziv “Kanal 2” në Izrael pretendohet se ushtria izraelite ka miratuar të gjitha kërkesat “për dërgimin e trupave përforcuese në gadishullin e Sinait” të Egjiptit.

Për shkak të nënshkrimit të marrëveshjes “Camp David” midis Egjiptit dhe Izraelit në vitin 1979 që të dy vendet duhet të marrin leje nga njëri- tjetri për të grumbulluar trupa ushtarake në kufi.

Në një sulm të ndërmarrë ditën e djeshme në Gadishullin Sinai në Egjipt u njoftua se kanë humbur jetën 22 militantë dhe 20 ushtarë. Ndërsa sulmin e kishte marrë përsipër organizata Krahina Sina e cila kishte njoftuar më parë besnikëri ndaj DAESH-it.

– Rihapet pika kufitare-

Izraeli ka rihapur pikën kufitare me këtë vend të cilën e kishte mbyllur për shkak të sulmeve të ndërmarra ndaj pikave ushtarake të kontrollit në Gadishullin Sinai në Egjipt.

Ushtria izraelite pas sulmeve në Sinai krahas pikës kufitare Kerm Ebu Salim me Gazën kishte mbyllur edhe pikën kufitare Nitzana në kufirin Izrael-Egjipt.

Lajme të ngjashme

Back to top button