15 aksidente komunikacioni brenda 24 orëve në Shkup

Gjatë 24 orëve të fundit në rajonin e Qytetit të Shkupit nga ana e Policisë së trafikut është kryer ekspertizë e gjithsej 15 aksidenteve në komunikacion.

Prej tyre tetë janë me pasojë të dëmit material dhe pesë me pasojë e lëndimeve të lehta trupore në të cilat lehtë janë lënduar një shofer i automjetit motorik, tre këmbësorë një shofer i motoçikletës.

Kanë ndodhur edhe dy aksidente me pasojë të lëndimeve të rënda trupore, në të cilat rëndë janë lënduar një çiklist dhe një bashkëudhëtar, ndërsa me lëndime më të lehta dy bashkudhëtarë.

Gjatë ditës së djeshme nga ana e policisë së trafikut janë zbuluar dhe sanksionuar 29 këmbësorë të cilët kanë kaluar jashtë vijave të shënuara për këmbësorë. Prej tyre, 17 personave përveç ftesës për pagesë të gjobës, u është dhënë edhe ftesë për mësim të trafikut, tetë shoferë të cilët nuk e kanë respektuar kufizimin e shpejtësisë së lëvizjes me automjet, pesë shoferë nuk i kanë respektuar shenjat e ndriçimit në udhëkryqe, gjegjësisht nuk iu kanë dhënë përparësi këmbësorëve për të kaluar, si dhe pesë shoferë të cilët me automjetin ka tejkaluar në mënyrë jo të përshtatshme.

Me ndihmën e automjetit special “karrotrec” dje nga ana e policisë së trafikut janë larguar 73 automjete të cilat e kanë penguar zhvillimin normal të komunikacionit.

Sot Sektori për parandalim pranë Njësisë për siguri në komunikacionin rrugor do të mbajë mësim për komunikacion me fillim në orën 19:00 në hapësirat e Stacionit policor me kompetenca të përgjithshme Gazi Babë në të cilin do të marrin pjesë qytetarë pjesëmarrës në komunikacion të cilët kanë bërë kundërvajtje në cilësi të këmbësorëve.

Sot Sektori për parandalim pranë Njësisë për siguri në komunikacionin rrugor pranë SPB Shkup në kuadër të projektit “Kultura e komunikacionit për fëmijët në institucionet parashkollore” do të mbajë punëtori edukative në kopshtin e fëmijëve “8 Marsi”, objekti “Rasadnik” i cili gjendet në rajonin e komunës së Kisela Vodës.

Sonte, me fillim në orën 21:05 në Arenën kombëtare “Filipi i dytë”, në kuadër të Ligës së Evropës do të mbahet ndeshja ndërkombëtare në futboll midis Shkëndijës dhe Aberdin, Skoci. Me qëllim të zhvillimit pa pengesa dhe të sigurt të manifestimit sportiv, policia e trafikut do të ndërmarrë masa të nevojshme për sigurim të komunikacionit dhe sipas nevojës edhe riorientim të komunikacionit.

Lajme të ngjashme

Back to top button