Vetëvrasja, fenomeni që po përhapet frikshëm

Nëse vdekjet e shkaktuara nga aksidentet, apo vrasjet janë në rënie të vazhdueshme çdo vit, e kundërta po ndodh me vetëvrasjet, rastet e të cilave vazhdimisht janë në rritje, shkruan KOHA.

Opinioni vazhdon të tronditet nga format gjithnjë edhe më ekstreme të vetekzekutimit, siç ishte rasti i një gruaje disa ditë më parë që i vuri flakën vetes në parkun e qytetit, apo edhe i vetëvrasjeve të tjera që kanë mbetur në tentativë, si ai i një 17 vjeçareje nga Tetova që tentoi të hidhej në shinat e trenit, apo edhe i një të reje nga Dibra që u hodh nga ballkoni, por pa pasoja për jetën. Forma më e përhapur që zgjidhet për t’i dhënë fund jetës është litari, armët e zjarrit, apo edhe hedhjet nga lartësia. Tek pjesa shqiptare mbeten shqetësuese rastet e mbetura në tentativë. Sipas të dhënave zyrtare, numri i përgjithshëm i atyre që klasifikohen si vdekjeve violente – nga aksidentet, vetëvrasjet dhe vrasjet, po i nënshtrohet një reduktimi çdo vit, për shembull në vitin e kaluar numëroheshin më shumë se 10 për qind më pak, ndërkohë që numri i rasteve të personave që i japin fund jetës po vjen duke u rritur. Sidomos nëse krahasimi bëhet me 20, apo 10, apo edhe 5 vjet më parë.

“Rritja e kuantumit të vetëvrasjeve në Maqedoni në vijën kohore e kaluara-aktualiteti mund të shpjegohet me ngritjen e kurbës së problemeve sociale, me shumimin e telasheve për ekzistencë, me krizën ekonomike, me dobësimin e lidhjeve familjare dhe sociale, me deformimet e ndryshme shoqërore që janë pasojë e patologjizimit të një shoqërie tradicionale në bazë te trendeve globale, ku vetëvrasjet janë pjesë e pandashme e modernizimit dhe ultra-përshpejtimit të jetës”, thotë sociologu Ali Pajaziti. Por edhe individualizimi ekstrem, despiritualizimi janë gjithashtu faktorë relevantë që njeriun e shpien drejt këtij akti të pakuptimtë, shton ai.

Lajme të ngjashme

Back to top button