Si do ta tejkalojë Maqedonia kolapsin grek?

Sipas guvernatorit Dimitar Bogov, kriza greke nuk mund të godet sektorin bankar, por do të ketë ndikim ndaj tregtisë me këtë vend.

Pasojat mund t’i ndjejnë kompanitë që eksportojnë në atë treg. Nevoja e plasmanit të prodhimeve maqedonase do të zvogëlohet për shkak të zvogëlimit të fuqisë blerëse së grekëve.

Këmbimi i jashtëm tregtar me Greqinë në tremujorin e parë të vitit 2013 ishte 51,89 milion dollarë, në vitin 2014 periudhën e njëjtë 48,48 milion dollarë ndërsa në tremujorin e parë të këtij viti është 41,62 milion dollarë.

Nëse vlerësojmë sipas viteve, këmbimi i jashtëm tregtarë prej vitit 2008 deri 2012 shënon rënie të dukshme.

viti 2008 = 536,37 milion dollarë

viti 2009 = 291,65  milion dollarë

viti 2010 = 246,20 milion dollarë

viti 2011 = 218,01 milion dollarë

viti 2012  = 188,49 milion dollarë

Edhe eksporti nga Maqedonia drejt Greqisë nga kriza botërore në vitin 2008-të shënon ulje.

viti 2010

eksport = 245,093 milion dollarë

import = 448,650 milion dollarë

viti 2011

eksport = 218,014 milion dollarë

import = 569,750 milion dollarë

viti 2012

eksport = 187.981 mijë dollarë

import = 803.714 mijë dollarë

viti 2013

eksport = 211,919 milion dollarë

import = 697,787 milion dollarë

viti 2014

eksport = 226, 688  milion dollarë

import = 667, 292 milion dollarë

Guvernatori Bogov njoftoi se investimet greke deri më tani kapin shifrën prej 433 milion euro dhe pjesa më e madhe e tyre, kryesisht janë realizuar deri në fillimin e krizës në vitin 2008.

Vitin e kaluar neto- derdhja ka qenë 3,5 milion euro ndërsa nga fillimi i viti kap shifrën 300 mijë euro.

Lajme të ngjashme

Back to top button