Recension: Boukica në shoping në Paris

“Boukica” është Borkica, ndërsa a janë disa njerëz dele ose jo, le të gjykojë opinioni. Funksioni i medies është të informojë e jo të ofendojë, veçanërisht jo me përdorimin e informatave të pakonfirmuara dhe me qëllim të hakmarrjes personale ndaj kritikuesve tuaj.

BorkicaSopingParis-fsdfsrefeLinku deri te artikulli origjinal: Boukica në shoping në Paris

Data e publikimit: 26.06.2015, 17:35

Data e recensionit: 29.06.2015

Recensues: Аleksandar Peshev

Para nesh kemi një informatë të përshkuar me ofendime dhe diskreditim personal. Nuk është definuar se a bëhet fjalë për lajm ose koment, mirëpo gjithsesi janë bërë ofendime ndaj kryeministrit dhe bashkëshortes së tij, duke iu referuar burimeve anonime.

Që nga fillimi i tekstit, autorja e tekstit u drejtohet me fjalë ofenduese një grupi të njerëzve.

Ju në “KAMPIN E MBROJTJES” lëpini akullore, mirëpo mos harroni se jeni dele të qethura dhe lexojeni me vëmendje këtë.

Tashmë është e qartë se kemi publikim të njëanshëm me anshmëri politike, të ilustruar me ofendime. Thjesht dyshoj se mund të mbahet vëmendja e grupit që është ofenduar nëse ato quhen dele, po sidoqoftë. Pas fjalisë së parë qartë tregohet se qëllimi i publikimit është kthimi i ofendimeve me ofendime.

Mua me muaj më akuzoni rrejshëm me një fotografi ku isha fotografuar para dyqanit të “Louis Vuitton”, ku sipas juhs kisha blerë një çantë dhe ishta stolisur si bredh.

Ofendim, shpifje, shkelje e autoritetit – e gjithë kjo mund të dërgohet në gjykatë, mirëpo në vend të kësaj autorja jonë ka vendosur që të revanshohet duke e shfrytëzuar hapësirën publike. Në bazë të standardeve profesionale, media nuk guxon të shfrytëzohet për sulm ndaj individëve ose grupeve të caktuara, veçanërisht për shkak të interesit personal të autorit.

Qëllimi kryesor i këtij publikimi është vënia në tapet e kryeministrit dhe e bashkëshortes së tij duke përdorur fjalë fyese. E gjithë kjo e paketuar rreth një informate e cila i ngjan muhabetit të çarshisë, larg të vërtetës:

Në qytetin e dritës gjithçka është dritë, kështu që shkëlqeu edhe kuleta e kryeministrit, i cili sipas njohurive tona ka ndarë nga kuleta e tij modeset mbi 100.000 euro që t’i plotësojë nevojat e bashkëshortes së tij.

Теksti vazhdon me spekulime, që në fund të mbyllet me koment se kryeministri, i cili është etiketuar me një nofkë ofenduese, i pispillosur do të paraqiteshka në negociata.

Nuk është e qartë se si ka mundësi që kjo informatë të jetë me interes publik. Krijohet përshtypje se kemi të bëjmë me një tekst të bazuar në muhabete të çarshisë, përplot me ofendime, qëllimi i fundit i të cilit është të potencohen ndjenjat personale të autores. Gjykuar në bazë të asaj që është shkruar, del se hapësira publike është shfrytëzuar që të revanshohet për ofendimet e pretenduara paraprake, me çka produkti përfundimtar nuk është në interes të opinionit më të gjerë.

Lajme të ngjashme

Back to top button