11 emigrantë lëndohen nga rrëshqitja e dheut në Gjevgjeli

11 emigrantë mbrëmë kanë përfunduar në spitalin e Gjevgjelisë, me lëndime nga rrëshqitja e dheut. Në mesin e tyre është edhe një grua shtatzënë, mëson Telma, transmeton SHENJA. Të lënduarve u kanë dalë në ndihmë Kryqi i Kuq dhe UNHCR.

Gjithashtu, rreth orës 15, një ekip i plocosë kufitare në vijë kufitare me Greqinë, e kanë gjetur një vajzë 14 vjeçare nga Siria e cila i kishte humbur prindërit. Pas kërkimit intenziv në terren, policia në bashkëpunim me UNHCR-në në afërsi të Gjevgjelisë i kanë gjetur prindërit e vajzës dhe vajza i është bashkuar prindërve të saj.

Lajme të ngjashme

Back to top button