İsmet Yılmaz zgjidhet kryetari i ri i Parlamentit të Turqisë

Kryetari i 26-të i Parlamentit turk zgjidhet deputeti në qytetin Sivas i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti), İsmet Yılmaz, raporton Anadolu Agency (AA).

Në raundin e katërt të votimit në seancën e Përgjithshme Parlamentare garuan İsmet Yılmaz dhe deputeti në qytetin e Antaljas i partisë së CHP (Partia Popullore Republikane), Deniz Baykal të cilët morën më shumë vota në raundin e tretë.

Në votimin ku morën pjesë 547 deputetë, Yılmaz mori 258 vota dhe Baykal mori 182 vota, ndërsa 29 vota kanë dalë bosh dhe 78 vota u shpallën të pavlefshme.

Baykal, duke përgëzuar kryetarin e ri të Parlamentit İsmet Yılmaz i ka uruar atij suksese.

 

– Kush është İsmet Yılmaz –

İsmet Yılmaz i cili ka qenë deputet i parlamentit turk në legjislaturat e 24 dhe 25 ka lindur më 10 dhjetor 1961 në qytetin Sivas.

Në vitin 1982 ai ka mbaruar studimet në Departamentin e Mekanikës në Fakultetin Detar të Universitetit Teknik të Stambollit dhe në vitin 1987 ai ka mbaruar studimet në Fakultetin e Juridikut në Universitetin Istanbul. Ndërsa studimet master i ka kryer në vitin 1990 në Universitetin Botërore Detarë në Malmö të Suedisë në fushën “Drejtimi teknik dhe Menaxhimi i Anijes” dhe në vitin 2002 për të drejtën private në SHBA në Institutin e Shkencave Sociale në Universitetin Marmara.

Yılmaz, shërbeu si avokat konsulent dhe inxhinier për 20 vjet në kompanitë publike dhe private në sektorin detar.

Yılmaz, ishte këshilltar në Ministrinë e Kulturës dhe Turizmit që nga 31 tetori 2007, më pas u zgjodh deputet i legjislaturës 24 në qytetin e Sivasit. Më 6 korrik 2011 u emërua në Ministrinë e Mbrojtjes Kombëtare dhe më pas në legjislaturën e 25 hyri përsëri në parlament si deputet i qyteti të Sivasit.

Më 26 qershor u paraqit nga AK Parti si kandidat për kryetarin e Parlamentit turk.

Lajme të ngjashme

Back to top button