Evropa pritet të goditet nga një valë e të nxehtit

Kombet e Bashkuara kanë paralajmëruar për rrezikun nga moti i nxehtë, posaçërisht për fëmijët dhe të moshuarit, përderisa Evropa ka hyrë në javën ku temperaturat do të jenë të larta, transmeton REL.

Autoritetet duhet t’i paralajmërojnë sa më shumë njerëzit nga rreziku i temperaturave të larta në mënyrë që ata të ndërmarrin masa, ka thënë Organizata Botërore e Meteorologjisë dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Dhjetëra mijëra njerëz kanë vdekur në Evropë në vitin 2003 dhe e njëjta situatë është përsëritur në Rusi në vitin 2010.

Ndërkaq, në një ngjarje tjetër, AccuWeather ka thënë se një i nxehtë ekstrem do të kalojë nëpër Spanjë dhe Portugali , përderisa temperaturat e larta do të mbizotërojnë këtë javë në gjithë Evropën.

Në Paris, sot pritet që temperaturat të arrijnë 38 gradë Celcius.

Kombet e Bashkuara thonë se fëmijët dhe të moshuarit të cilët qëndrojnë jashtë dhe i ekspozohen diellit, janë më të rrezikuarit nga temperaturat e larta.

OKB thotë se si pasojë e ndryshimeve klimatike, rritja e temperaturave po ndodhë më shpesh.

Lajme të ngjashme

Back to top button