Rrëzohet fotografi në dasmë, foto del e mrekullueshme

Dita e dasmës është gjithmonë një ditë për t’u kujtuar. Por, fotografi Chase Richardson realizoi një foto në një dasmë në Mississippi ku çifti protagonist do ta kujtojnë për shumë gjatë.

Ai duke kryer punën e tij rrëshqiti dhe u rrëzua në dysheme duke shkrepur kështu një foto interesante ku shihen reagimet e çiftit dhe të të ftuarve që janë më gojë të hapur pasi nuk e presin rrëzimin e tij të papritur.

Kjo foto u përhap gjithandej në rrjetet sociale pasi u shpërnda fillimisht në rrjetin social Twitter.

Ndërsa vetë fotografi tha se rrëshqiti pasi po binte shi i madh.

“Kishte pellgje uji gjithandej dhe sapo e hodha një hap prapa për të realizuar fotografinë, thjesht rrëshqita dhe u rrëzova. Moment turpërues” tha ai për PetaPixel, transmeton Klan Kosova.

Është interesante se ndonësë të gjithë duken të shokuar dhe të shqetësuar, gruaja në të djathtë është duke qeshur.

Dhëndrri dhe nusja bashkë më mysafirët nuk janë identifikuar.

Lajme të ngjashme

Back to top button