Pakënaqësi në mesin e banorëve të “Lagjes së Trimave” të Kumanovës, ndihmat keqpërdoren!

Disa banorë të “Lagjes së Trimave” ndjehen të diskriminuar me ndarjen e ndihmës së Qeverisë prej 100 000 den. Ata shprehen për Portalb se ndihmat keqpërdoren dhe se komisioni përgjegjës nuk i ka regjistruar të gjitha shtëpitë.

“Si banorë të kësaj lagje, më konkretisht të rrugës ‘Rushit Shaqiri’ jemi të pakënaqur për shkak se ndihmat humanitare nuk po ndahen ashtu siç e do rendi, por po keqpërdoren. Qeveria e Maqedonisë ka ndarë nga 100 000 den. për rehabilitim për të gjitha familjet nga të tre rrugët, që janë larguar nga ana e policisë atë ditë, kurse komisioni përgjegjës nuk i ka regjistruar të gjitha shtëpitë. Vetëm në rrugën tonë ka 21 familje, që nuk kemi pranuar asnjë denarë e që kemi qenë të ngujuar për më se 12 orë ditën e konfliktit, kurse në mesin e 16 familjeve të kësaj rruge që i kanë marrë nga 100 000 den. Ka edhe familje të cilat jetojnë në perëndim e të cilët nuk kanë qenë këtu kur ka ndodhur konflikti, vetëmse kanë ardhur për të parë gjendjen disa ditë pas 9 majit. Biles ka raste që dy anëtarë të së njejtës familje i kanë marrë nga 100 000 den. Kurse ne nuk kemi marrë asgjë. Nuk e kam të qartë a Qeveria i ka fajet për mosndarjen e atyre 100 000 denarëve apo Komisioni që është dashur t’i verifikojë familjet ?!”- deklaroi banori Nezir Murtezi për Portalb.
Kumanovë, rrënohen shtëpitë e dëmtuara“Kam qenë te kryetari i komunës, ai më tha se nuk është kompetent për këtë çështje, por se po qe nevoja është i gatshëm të na ndihmojë për rrugë, ujë e kanalizim. Pastaj kam qenë te zyra e avokatit të popullit në Kumanovë, prej atje na udhëzuan të shkruajmë deklaratë se pse po i kërkojmë ato para. Pra deklaruam se këto para qeveria i ka lëshuar për çdo familje për rehabilitim. Pas të gjitha angazhimeve të mia për këtë rrugë, më 29.06.2015 në ora 10:21 u lajmërova në Qeveri. Centrala më ka lidhur me numrin lokal. Ua spjegova çështjen, më thanë se do t’ua përcjellë në Qeveri e do të më lajmërohen. Por ende nuk më është lajmëruar askush. Edhe sot i kërkova në telefon por nuk u përgjigjën.“-sqaroi Murtezi dhe për fund shtoi “Ju lutem njerëzve kompetent, që do ta lexojnë këtë deklaratë, le të vijnë në këtë rrugë për t’u marrë vesh e mos të shkojmë ne të gjithë para Qeverisë!”

Nga ana tjetër, Zejnulla Ganiu, anëtar në Komisionin për verifikimin e dëmeve, për Portalb sa i përket verifikimit të dëmeve tha se verifikimi ka qenë publik dhe transparent.

“Kanë qenë 2 grupe punuese: 1 grup i vlerësimit të dëmeve dhe grupi tjetër ka verifikuar qëndrueshmërinë e shtëpive, për secilën shtëpi a është për banim ose jo. Verifikimi ka qenë publik dhe transparent, të gjithë banorët kanë qenë këtu dhe kemi pasur bashkëpunim. Paraprakisht i kemi pyetur të gjithë banorët dhe ato kanë qenë të kënaqur. E mandej verifikimi ka kaluar në Qeveri.”

Kumanovë, rrënohen shtëpitë e dëmtuaraNdërsa për çështjen e 100 000 denarëve dhe pakënaqësinë e shprehur të disa banorëve Ganiu u deklarua kështu: “100 000 den. ka qenë ndihmë emergjente për kryefamiljarët e familjeve të dëmtuara. Janë ndihmuar mbi 100 familje të tilla, që u regjistruan në listë. Për më tepër, ndryshe nga familjet tjera që llogaritet se kanë ku të qëndrojnë, 26 familje, shtëpitë e të cilëve nuk janë të banueshme, përveç që kanë marrë këtë shumë po u paguhet edhe qiraja. Dmth kjo shumë është ndarë për dëmet dhe jo për rehabilitim. Sepse për rehabilitim duhet fillimisht të shkohet te mjeku e më pas Qeveria të vendos nëse do të japë ose jo ndonjë dëmshpërblim. Megjithatë nuk përjashtohet mundësia që këto para t’i ketë marrë edhe ndonjë prej familjeve që nuk ka pësuar dëme.”

Për ndryshe në “Lagjen e Trimave”, ku më 09 maj u zhvillua përleshja e përgjakshme mes forcave të sigurisë së Maqedonisë dhe një grupi të armatosur, shtëpitë e dëmtuara janë në rrënim e sipër. Më poshtë mund të shihni disa pamje aktuale nga lagjia. /Portalb.mk

Kumanovë, rrënohen shtëpitë e dëmtuara

Kumanovë, rrënohen shtëpitë e dëmtuara

Kumanovë, rrënohen shtëpitë e dëmtuara

Kumanovë, rrënohen shtëpitë e dëmtuara

Kumanovë, rrënohen shtëpitë e dëmtuara

Kumanovë, rrënohen shtëpitë e dëmtuara

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. Un plotsisht pajtohem me Nezir Murtezin, ka familje qe nuk kan pas lidhje me at qeshtje shka dot thot nuk jan kon ne rrezik si familja jeme ashtu edhe te tjeret, por kan mar ndihmen e 100000 den kam deshmitar qe me ka tregu per vllaun e vet qe ka mar ndihm a jeton ne rrugen Dr Ribar, e njoh shum mir.

Back to top button