Shaqiri i thotë jo Stoke Cityt

Futbollisti i Interit i është përgjigjur shumë shpejtë skuadrës angleze, Stoke City, e cila është shumë e interesuar për përfaqësuesin zviceran.

Mediat në Italia kanë njoftuar se Interi ka pranuar ofertën e Stoke Cityt prej 17 milionë eurosh, mirëpo Shaqiri i ka thënë jo kësaj marrëveshje.

Calciomercato shkruan se Shaqiri nuk e pëlqen këtë skuadër. Ambiciet e tij janë krejt tjera dhe as që e konsideron si opsion skuadrën angleze. Ai është gati që të thotë jo.

Pos Stoke Cityt interesim për shërbimet e Shaqirit ka shprehur edhe skuadra tjetër angleze, Everton.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button