Çfarë bën një femër e suksesshme?

Ka kohë që është vërtetuar se femrat janë po aq të zonja për karrierë të vështirë sa dhe meshkujt, dhe se ato mund të mbajnë çfarëdo pozite në punë. Por, siç duket janë disa femra që bëhen të suksesshme shumë lehtë. sheknows.com prezanton se si të thyhet akulli për të qenë e suksesshme përmes këtyre shtatë shprehive.

Keni pasur darkë pune?

Duhet të jeni femër shumë e organizuar për të qenë e sukseshme në punë dhe në jetën familjare. Bëni një listë të gjërave që duhet t’i kryeni gjatë ditës, në mënyrë që të mos humbni ndonjë takim të rëndësishëm, si p.sh një darkë pune, sepse është shumë e papërgjegjshme.

Punoni drejt suksesit

Rrjetëzimi është një mënyrë fantastike për të njohur profesionistë të tjerë që mund të përfitojnë nga biznesi juaj apo anasjelltas. Njerëzit duan të bëjnë biznes me ata që dojnë dhe që iu besojnë. Është e preferueshme të antarësoheni në grupe të ndryshme të profesionit tuaj; është e mahnitshme sa shumë mund të mësoni nga të tjerët që punojnë në të njejtën fushë si ju si dhe të fitoni klientë të ri.

Artikulli origjinal

Keni dëgjuar ndonjëherë këtë shprehje –”think outside the box” (mendoni jashtë kutisë). Të jeni ndryshe paraqet kreativitet, bizneset dhe konsumatorët vazhdimisht kërkojnë një qasje të re. Nganjëherë kjo mund të jetë e rrejshme, por kujdes bëhuni sa më origjinal në çdo situatë, dhe pasioni juaj do të shkëlqejë.

Kujdes me paratë

Shpenzoni paratë me mençuri, planifikoni sa do t’i ruani dhe sa do t’i shpenzoni qoftë për shtëpi, familje apo biznes. Edhe nëse keni një këshillues të besueshëm, gjithmonë mbani shënime edhe ju.

Bëjini për veten

Gjithçka kthehet në jetë. Bëhuni zemergjërë me dhuratat tuaja të natyrës. Bëhuni mësues. Kontribuoni në diçka që e keni pasion. Punëdhënësit e ardhshëm duan të shohim punën në komunitet dhe vulnetarizmin në CV tuaj.

Çlirohuni nga nervoza

Kushtojini pak kohë vetes për të shliruar shpirtin tuaj nga gjithë nervoza dhe stresi i akulmuluar gjatë ditës. Nuk është me rëndësi çfarë aktiviteti bëni, rregulloni thonjët apo thjeshtë shtrihuni për të pushuar, këto janë gjëra apo “takime” të vogla me veten të cilat nuk duhet anashkaluar apo fshirë nga mendja.

Balanci

Në fund të ditës, duhet të dini çfarë është me rëndësi në jetë. Kur i shihni ato gjëra, çfarëdo qofshin ato në listën tuaj kryesore, çdo gjë tjetër bie në vend të vet. Nganjëherë krejt çka duhet është një pikëpamje e vogël.

Lajme të ngjashme

Back to top button