Angela Merkel: Nuk ka negociata me Greqinë para referendumit

Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka porositur se nuk do të ketë negociata të reja me qeverinë greke deri në përfundimin e referendumit, ku populli i Greqisë më 5 korrik do të shpreh qëndrimin e tij lidhur me çështjen e vazhdimit të ndihmës financiare të kreditorëve dhe proceseve të domosdoshme të reformave, raporton Anadolu Agency (AA).

“Tani jemi duke pritur referendumin. Nuk mund të ketë më negociata për një program të ri të ndihmës për Greqinë deri pas përfundimit të procedurës së referendumit”, tha Merkel në fjalimin e sotëm në Parlamentin gjerman.

Në seancën e posaçme të parlamentit gjerman në lidhje me kolapsin financiar të Greqisë, Merkel theksoi se për çdo paketë e ndihmës për Greqinë paraprakisht do të duhet miratimi i pikërisht këtij institucioni të Gjermanisë.

Tashmë kemi hyrë në kornizën ligjore të Mekanizmit të Stabilitetit Evropian”, përfundoi Merkel.

Lajme të ngjashme

Back to top button