Si t’i ndihmoni fëmijët të largojnë ankthin kur flasin?

Që t’ia largoni fëmijës ankthin kur flet veproni në këtë mënyrë:

  • Mundohuni ta inkurajoni tё flasë mё shumё
  • Kur ai flet, dëgjojeni me kujdes dhe jepini rendësi asaj ç’ka ai thotë; gjatë bashkëbisedimit shikojeni nё sy dhe vëzhgojini me kujdes gjestet e tij.
  • Megjithëse nga gjestet mund ta kuptoni se çfarë do tё thotë, hiquni sikur nuk e keni kuptuar, derisa fëmija tё shprehë mendimin e tij. Mungesa e besimit nё vetvete e detyron qё mesazhin ta përcjellë nëpërmjet gjesteve dhe të largohet nga fjalët.
  • Gjatë kohës qё fёmija flet, dёgjojeni me kujdes dhe mos ia prisni fjalёn. Pёrshtatuni edhe ju shpejtёsisё sё tё folurit tё tij kur flisni dhe formoni njё atmosferё tё rehatshme e tё këndshme gjatё dialogut.
  • Hiqni dorё nga pyetjet e shpeshta drejtuar fёmijёs. Pёrgjigjet e pyetjeve tuaja le tё jenё: “PO” ose “JO”.
  • Fëmija duhet tё dёgjohet me kujdes pikërisht atёherё kur flet me dёshirёn e tij dhe lejoni tё flasë sa tё dёshirojë.
  • Keni gjithashtu kujdes intonacionin e zёrit qё pёrdorni kur flisni me fёmijёn. Mos tё jetё as shumё i lartё e as i ulёt, pasi edhe mund të mos t’ju kuptojё.

Lajme të ngjashme

Back to top button