Tetë burimet e fshehura të problemeve në dashuri

Komunikimi digjital

Komunikimi digjital është më i shpejtë se ai ndërpersonal, mirëpo sipas një studimi të bërë nga Universiteti i Oksfordit , çiftet që komunikojnë me mjete digjitale kanë më shumë gjasa të jenë të pakënaqur me lidhjen e tyre. Jenev Caddell, psikolog në “Shërbimet psikologjike për lidhje të mirë” thotë se të mos shprehësh veten tërësisht, le më shumë hapësirë që partnerëve t’u mungojë njëri-tjetri. Kështu që balanconi shprehjen e ndjenjave përmes mesazheve elektronike me shprehjen e emocioneve ballë për ballë.

Romancat në televizion

Ju mund të jeni të fiksuar me romancat perfekt në filmat romantikë dhe serialet televizive, dhe kjo do t’ju largojë nga përkushtimi në lidhjen tuaj reale. Dr.Caddell thotë se këta njerëz ikin nga realiteti duke besuar plotësisht në romancat e rreme televizive dhe janë të pakënaqur me lidhjen e tyre. Duhet të kujtoni se lidhjet reale nuk funksionojnë sikur ato të shkruara në skripte, e që vetëm lexohen nga aktorët.

Gjumi

Të fleni mjaftueshëm është shumë e rëndësishme për një lidhje. Ju mendoni më arsyeshëm dhe reagoni më mirë në problemet në çift kur keni pushuar mirë; në të kundërtën çdo grindje e vogël mund të kthehet në një katastrofë.

Gjestet që tregojnë afeksion

Në vitin 2011 “Projekti Martesor Nacional” konkludoi se çiftet që tregojnë afeksion, si për shembull t’i bëjnë kafe njëri tjetrit, dhe gjeste të tjera të vogla, kanë gjasa shumë më të vogla divorci sesa çiftet që nuk e bëjnë këtë. Dr.Becker-Phelps thotë: “Mësoni gjërat e vogla që kënaqin parterin tuaj dhe bëni ato pjesë të rutinës tuaj ditore”.

Të mos grindeni kurrë

Vetëm sepse ju nuk grindeni nuk do të thotë që gjithçka në lidhjen tuaj po shkon për mrekulli. Në fakt, kjo tregon mungesë komunikimi. T’i ikni diskutimeve është e dëmshme për shëndetin, sepse ndikon në rritjen e hormoneve të stresit. Dr.Becker-Phelps thotë që kur doni t’i vëni në pah diçka që nuk i shkon partnerit, bëni të qartë se ju jeni të lumtur me të dhe problemi qëndron në një çështje të veçantë.

Të dilni bashkë

Të vendosni se ku do të dilni së bashku mund të jetë shumë e vështirë. “Femrat dëshirojnë të bëjnë plane paraprakisht, ndërsa meshkujt janë më spontanë,”thotë Howard Markman. Duhet të dy të jeni të hapur, të provoni atë që tjetri dëshiron. Bëjeni me radhë që një të premte takimin ta organizojë ai, dhe herën tjetër inkurajojeni atë të bën atë që ju dëshironi.

Të thuani “më fal” shpesh

Të thuani “më fal” pas një grindjeje nuk është ajo që partneri do nga ju, thotë Keith Sanford. Ajo që partneri juaj do nga ju është të kuptoni gabimin dhe të mos e përsëritni më . “Më fal” është vetëm një fjalë dhe nuk është vështirë të thuhet: partneri nuk do fjalë, do vepra.

Ndikimi i ëndrrave

Një ëndërr e bashkëshortit duke ju tradhtuar mund të kthehet në një problem në jetën reale. Sipas Dylan Selterman, kur zgjohemi ajo ide është në kokën tonë dhe ndikon në mënyrën si sillemi në raport me partnerin. Këto ëndrra mund të vijnë nga dyshimet tuaja, prandaj diskutoni me partnerin se çfarë po ju sjellë në këto dyshime, dhe gjërat mund të rregullohen .

Lajme të ngjashme

Back to top button