Çfarë të bëni që të gjeni punë sa më parë?

Nuk ka rëndësi nëse jeni duke kërkuar punë për të parën herë, jeni e pushuar, apo thjesht po kërkoni diçka më të mirë, këto këshilla do t’ju ndihmojnë:

Përmblidhuni dhe vazhdoni më tutje

Humbja e punës është një sulm mbi besimin dhe natyrisht se kjo ju tronditë emocionalisht. Është krejt normale që pas humbjes së punës të keni një përiudhë të keqardhjes për veten, por kjo nuk duhet të zgjasë më shumë se një apo dy javë. Jepini vetes kohë për t’u përmbledhur dhe vazhdoni më tutje.

Përgatiteni biografinë tuaj / CV-në

Përgatiteni CV-në tuaj, nëse tashmë nuk e keni, pastaj përshtateni sipas vendit të punës ku aplikoni çdo herë. Nëse jeni më e moshuar, zvogëloni informacionet për periudhën e vjetër, mos e shënoni fare vitin e diplomimit dhe jepni të dhëna për periudhën prej pesëmbëdhjetë viteve të fundit. Kjo është e padrejtë, por mosha ka rëndësi në kërkim të punësimit. Prandaj, nxirrni në pah anët tuaja të forta. Mos numëroni vetëm listën e detyrave dhe përgjegjësive tuaja më parë por edhe sukseset tuaja dhe arritjet personale. Punëdhënësve nuk ju intereson vetëm fakti se çka keni bërë por sa e keni bërë mirë atë.

Bëjeni profilin tuaj në internet

Në epokën e Facebookut, Twitter-it dhe tubimeve të tjera sociale në internet, prania në internet është esenciale, sidomos për ata që janë mbi dyzet vjet. Informohuni se cili nga këto rrjete është më profesional dhe që përdoret më së shumti në biznes. Kjo do të dëshmojë se përcillni trendet moderne të komunikimit, por po ashtu do t`i mudnësojë punëdhënësit potencial që të arrijë te ju. Shënoni në profilin tuaj përvojën e punës që keni pasur dhe merrni rekomandimet nga kolegët e mëparshëm.

Janë të rëndësishme kontaktet personale

Shpalljet për punë në internet janë fillim i mirë për të kërkuar punë, por kjo është vetëm një mënyrë. Shumicën e kohës do të duhej ta shfrytëzoni për të bërë kontakte të reja me njerëz, që janë jashtëzakonisht të rëndësishme, veçanërisht gjatë krizës ekonomike. Punëdhënësve u arrinë një numër i madh CV-sh nëpërmjet internetit, por ata preferojnë të kërkojnë kandidatë të mundshëm përmes rekomandimeve të njerëzve.

Vlerësoni realisht aftësitë tuaja

Kandidatët të moshave të ndryshme konkurrojnë për të njëjtën punë. Nëse jeni nga gjenerata më e vjetër, pyesni veten sinqerisht nëse keni të njëjtat aftësi si ato me njëzet vjet. Nëse mendoni aftësitë për punë në kompjuter, kontabilitet, ose aftësi të tjera teknike, nuk i keni mjaft të mira, shkoni në kurs të mëtejmë. Entet e të papunëve shpesh ofrojnë trajnime falas për të papunët dhe kurse të dobishme.

Bashkojuni klubit të papunëve

Formojeni grupin e të papunëve në lagjen tuaj, ose grup në Facebook, në mënyrë që të lidheni me njerëzit në mjedisin tuaj që kanë mbetur pa punë. Secili ka nevojë për mbështetje. Ndani përvojat me ata që ndajnë problemin tuaj dhe ata do t’u kenë parasysh nëse dëgjojnë për ndonjë konkurs që do t’ju përshtatet. Ky grup do t’ju ndihmojë që të ruani motivimin gajtë kërkimit të punës.

Mbani qëndrim pozitiv

Keni parasysh se kërkimi i punës mund të zgjasë më shumë se sa keni menduar, prandaj mos u dëshproni për shkak të kësaj. Frustrimi do t’ju shpie drejt heqjes dorë, kurse ju duhet të mbani qëndrim pozitiv dhe të vazhdoni kërkimin e punës. Mbajeni motivimin dhe përsëritni vetit –“Dikush duhet të punësohet, pse ai të mos jem unë!

Ulini pritjet

Ju do të doni një punë që t’ju sjellë të ardhurat e njëjta siç i keni pasur më parë, por realisht kjo nuk do të ndodhë. Edhe pse mund të mendoni se nuk do të punoni për shumën e ofruar mos e bëni veten të pendoheni pse nuk e keni pranuar ofertën e punës. Pyeteni veten nëse mund ta keni luksin e të zgjedhni punë. Më lehtë është të kaloni nga puna në punë kur keni të ardhura çdo muaj.

Lajme të ngjashme

Back to top button