RDK: Fillon diskriminimi sezonal ndaj mërgimtarëve shqiptarë nga ana e policisë

Rilindja Demokratike Kombëtare reagon ashpër në lidhje me diskriminimin që fillon të implementohet nga ana e Ministrisë së punëve të brendshme ndaj mërgimtarëve që pritet së shpejti të fillojnë të vijnë për pushime në vendlindje.

“Ky është një diskriminim hileqarë që duhet dënuar nga çdo subjekt politik dhe shoqatë joqeveritare sepse diaspora shqiptare është faktorë i rëndësishëm në mbijetesën e ekonomisë së këtij vendi.

Ministria e punëve të brendshme ka dhënë urdhër të brendshëm që nxjerrja e dokumenteve personale me “procedurë normale”, si letërnjoftimet dhe pasaportat të vonohet me qëllim për një javë, që në total nënkupton procedurë normale tre javore, me të vetmin qëllim që të gjith mërgimtarët të aplikojnë për “procedurë të përshpejtuar” duke e ditur se pushimi i të gjith mërgimtarëve është periudhë e shkurtë kohore në vendlindje. Duke patur parasyshë se pushimi i mërgimtarëve është i shkurtë, të gjith mërgimtarët do të detyrohen të aplikojn për  “procedurë të përshpejtuar” dhe e gjith kjo bëhet që të mbushet buxheti i Ministrisë së punëve të brendshme, duke patur parasyshë se “procedura e përshpejtuar” për nxjerrjen e dokumenteve personale është dyfishi apo edhe trefishi i “procedurës normale.”

RDK pyet publikisht partnerin shqiptarë në qeveri BDI, si ka mundësi që të lejoni këtë diskriminim të qëllimshëm, t’ua bëni mërgimtarëve shqiptarë duke patur parasyshë se keni zëvendës ministër në këtë ministri? Si ka mundësi të lejoni këtë diskriminim ndaj mërgimtarëve shqiptarë duke patur parasysh rolin e madh që kanë ata në zhvillimin e ekonomisë së vendit në përgjithësi, dhe fjalëve të mëdha që keni dhënë në diasporë gjatë kampanjës për deputetin e diasporës? Diaspora shqiptare nuk e meriton këtë diskriminim të qëllimshëm dhe për këtë dikushi duhet të mbajë përgjegjësi”, thuhet në reagimin e RDK-së.

Lajme të ngjashme

Back to top button