Shifra alarmante: 137,000 emigrantë vërshuan Evropën për 6 muaj

Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) ka raportuar shifër rekorde të emigrantëve këtë vit.

Sipas të dhënave të OKB-së, mbi 137.000 emigrantë nga vendet e varfëra kanë marrë rrezikun përsipër që të shkojnë në Evropë përmes Mesdheut në pjesën e parë të vitit 2015, transmeton Indeksonline.

“Evropa po përballet me një fluks ekstremisht të madh të refugjatëve detarë, që është baraz me flukset e emigrantëve në të gjitha periudhat historike”, ka raportuar Agjencia e Kombeve të Bashkuara, cituar nga AFP.

Ndërkaq, Shefi i Organizatës për Refugjatë i OKB-së, Antonie Guterres, ka thënë se “shumica e refugjatëve që zgjedhin rrugën e emigrimit, ikin nga zonat e luftës dhe persekutimet.”

Lajme të ngjashme

Back to top button