Paratë nga qytetarët taksapagues për Gjykatën Speciale absurditet në vete    

Në ngjarjet e fundit  na qarkullojnë temat dhe lajmet, me interesante ajo, se  në Gjykatën Speciale që do të krijohet shumë shpejt duhet  të mbrohen qytetarët apo  të pandehurit  nga kjo  Gjykatë Speciale nga  mjetet dhe paratë e qytetareve të Kosovës respektivisht nga taksapaguesit   të këtij shteti.

Nga ana tjetër   kur kësaj kauze  i bashkëngjiten edhe  avokatet  të cilët bëjnë propagande kinse për  mbrojtjen e qytetarëve të Republikës në ato raste  penale që qytetarët do të inkrimonohen në këtë Gjykatat speciale, me qëllim  që me  opinionet dhe argumentet  “legjitimuese”  për të  arsyetuar    që mjetet të derdhen  nga taksapaguesit e republikës,  dhe të mbrohen këta qytetarët të këtij  shteti të republikës, që sipas tyre këta do ishte anashkalim  si qytetar të Republikës nëse nuk realizohet kjo formë e tyre.

Kurrë  këta avokat duke u lëshuar edhe në gabimet dhe gafa me  jo ligjore dhe duke bërë krahasime që nuk përkon edhe me rendin ligjor penal,  se nga  ata të cilët  duhet të mbrohen nga mjetet e taksa paguesve janë ata të njëjtët si në ato rastet   të  mbrojtës  zyrtare të tyre   me kriminelet potencial në veprat e ndryshme  penale të shtetit tanë.

Para së gjithash dua ta prezantoj avokatin Arianit Kocin një avokat i respektuar   dhe  një jurist i dalluar, dhe  i njohur tek ne për rastet që ka mbrojtur,  ai në këtë rast  qëllimisht tërheq paralelizma për të legjitimuar se qytetaret duhet të mbrohen nga fondet e taksapaguesve qytetar dhe  për të bërë një krahasim si tek mbrojtjet zyrtare te krimineleve potencial qe kane mbrojtjen e shtetit

Këtu avokati i nderuar, dhe politika që po synon qe te krijon arsyetime fallco  me  mjetet nga fondet e taksapaguesve te qytetarëve  pikë së pari, për ta thyer tezën e avokatit në  temën e tij dhe se ku kishte  dashur të dale ai që ti legjitimoj fondet e taksapaguesve qytetar për mbrojtjen  penale, për Gjykatën Speciale  ai sigurisht është në dijeni  dhe koshient se në  mbrojtjet zyrtare nga ana e shtetit për kriminelet potencial, apo pavarësisht peshës së veprës penale mbrojtja zyrtare, është një  Institut në vete, dhe ajo në vete ka parapare kushte, në të cilat zbatohet dhe që prodhon efektet e saj.

Para se gjithash kurë këtu  përfitojnë qytetarët apo të pandehurit që kanë bërë vepra, ata prej të cilëve nuk kanë kushte të mira materiale ekonomike, për të aranzhuar mbrojtës  private si  edhe në rastin tjetër,  kur vet i pandehuri insiston që të mos këtë avokat përkundër mjeteve të mira   material që posedon  atëherë mbrojtja zyrtare vepron me automatizëm dhe në këto raste caktohen  nga ana e shtetit për këso lloj mbrojtjesh respektivisht nga  mjetet e taksapagueseve qytetar.

Por avokati Arianit Koci përkundër një avokati të suksesshëm,  ai në opinionin e dhënë  ndoshta qëllimisht në mënyre  të pa bazë Institutin e mbrojtjes zyrtare   të krimineleve apo kryesve të veprave  potencial e njehson me fondet shtetërore të taksapaguesve qytetar për mbrojtjen e qytetarëve të vet në Republikën e Kosovës.

Që në fakt këtu ai këtu  gabon sepse nuk duhet të bëhet një ngjashmëri  të tillë, dhe  nuk qëndron ashtu siç e paraqet avokati   sepse fondet e taksapaguesve  nga ana qytetarëve,   para së gjithash  dihen destinimet e tyre për çka shërbejnë në mirëqenien tonë,  dhe   tjetra qëndron në atë se disa nga ata që do të gjykohen pothuajse janë njerëz te profileve të larta dhe kane mjetet te qëndrueshme ekonomike që të mbrohen vete, pasi ata   kanë qenë edhe bartës të funksioneve te larta, shtetërore dhe materialisht kanë pasur   një qëndrueshmëri  të mirë financiare.

Dhe tani qytetarët taksapagues, ti derdhin mjetet e tyre  për mbrojtjen e të pandehurve në këtë Gjykatë,  do ishte absurditet  në vete, sepse edhe  rrethanat nuk e mundësojnë këtë kurë kemi parasysh edhe krizën ekonomike.

Por kjo do të  mund të  ndodhte në forma të tjera të mbrojtjes se tyre ato mjete  mund të ishin  nga donacionet apo grantet ndërkombëtare, pasi që veç një  Gjykatë e tillë është natyrës ndërkombëtare dhe e iniciuar nga ata , por nga ana tjetër nuk them që mbrojtjen zyrtare  duhet ta anashkaluar por ata të që mund të përfitojnë  të jenë vetëm  ajo kategori  që me të vërtet janë me të pa  ardhura të pamjaftueshme materiale për mbrojtje private, dhe si rrjedhojë do të mund të përfitonin   në institutin  e mbrojtes zyrtare të shtetit të Republikës së Kosovës.

Avokatët  në këto kohe të fundit,  më shume po dalin nga detyrat juridike të mbrojtjes si profesion  dhe  tani po merren  me agjendat politike, dhe bëjnë  gafat dhe opinione të pa matura ne shoqëri   për të krijuar legjitimitet fallco dhe të tërheqin paralelizma  të krahasimeve  me institutin e mbrojtjeve zyrtare me qëllim  për të dalur në temat e ndjeshme kinse  për   mbrojtjen  e qytetarëve të vendit të Republikës siç ishte shkrimi i fundit i  avokatit Arianit Kocit  edhe kurë dihen parasysh edhe shumë rrethanat se pse taksapaguesit nuk duhet prekur dhe të mbrohen   dhe te themi  kushtimisht të mos  abuzohen paratë në  joracionalitet dhe me lojërat nga tatimet e tyre.

Sepse për  shtetin ato taksa janë me rendësi jetike të destinuara, që të ndërtojnë  politika publike, dhe investime te mira kapitale në mirëqenie e tyre , e jo të përfitimeve nga ata taksapagues  për mbrojtjen  e qytetareve të Republikës së Kosovës që do të inkriminohen si të pandehur në Gjykatën Speciale.

Pra përgjegjësia dhe forma e konkretizimit  të mbrojtjeve të këtyre duhet të trajtohet  në forma të tjera jashtë rrethit të taksapaguesve qytetarë të Republikës së Kosovës që me mjerimet ekstreme  ekonomike  ndodhen në kohët e sotme.

Por në  fund,  pasi që një  Gjykatat e tillë do të ndodhet ne juridiksion tjetër shtetëror,  dhe në ato  shtetet  të forta kapitaliste atëherë për këta, nuk do ishte problemi që këto mjete  ti derdhin  edhe ne   mbrojtjen e qytetarëve të inkriminuar të themi kushtimisht edhe  si një investim i jashtëm ekonomik apo një grand ndërkombëtar    për ato vepra penale që do të gjykohen ata qytetar  sepse edhe inicimi dhe krijimi i një Gjykate Speciale, ishte pikërisht  nga ata dhe për fund do ta ketë  epilogun e formimit te kësaj Gjykate speciale në ato shtete.

Lajme të ngjashme

Back to top button