Zaev: Nuk e respektoj gjykatën, lirisht mund të më burgosin

Zoran Zaev, Lideri i LSDM-së, në një konferencë për shtyp deklaroi se nuk do ta respektojë vendimin e gjykatës për rastin “Puç”. Ai theksoi se nuk do të paraqitet çdo të hënë në orën 9 në gjykatë, si dhe nuk do të marrë pjesë në seancat gjyqësore.

Sipas tij, për këtë shkak gjykata duhet të jep urdhër për arrestimin e tij.

“Unë gjendem ose në hapësirat e partisë ose në Kampin e lirisë”, deklaroi Zaev.

Zaev dha se bisedimet me qeverinë dhe Gruevskin do të vazhdojnë, por nëse ai burgoset, Zaev deklaroi se do të takohen për bisedime në burgun e Shutkës.
Ai gjithashtu ka demantuar se ka pasur bisedime të fshehta me qeverinë, por tha se ka takime me në të gjitha nivelet partiake. Sipas tij, deri në fund të javës do të përfundojnë të gjitha bisedimet dhe takimet.

Lajme të ngjashme

Back to top button