Hasani optimist kundër Aberdeen

E mërkura është rezervuar si ditë kur në shumë vende do të luhen ndeshjet e para kualifikuese të Liga Evropës, ndërsa një ndër skuadrat që do të kërkojë rezultat pozitiv për të vazhduar në turin e radhës, është edhe Shkëndija e Tetovës, që për kundërshtarë ka skuadrën shumë me fanë nga Skocia, Aberdin.
Skuadra kuqezi në radhët e saja është përforcuar me futbollistë mjaft cilësor, siç janë të rikthyerit Ardian Cuculi dhe Ferhan Hasani, ndërsa nga Qiproja ka ardhur edhe futbollisti Besart Ibrahimi. Gjithashtu edhe stolin e stafit teknik e ka përforcuar gjithashtu i rikthyeri Shpëtim Duro.

Trajneri Duro ka potencuar se ardhja e tij e vonshme së bashku me Cuculin dhe Hasanin si objektiv ka që skuadra të arrijë rezultate të mira sezonin e ardhshëm, por duke e mos e lënë anash edhe ndeshjen me Aberdinin.

Ferhan Hasani pas aventurës së tij me Wolfsburgun e Bundesligës gjermane dhe Brondbin e Danimarkës, është rikthyer në vendlindje për rezultate më të mëdha me Shkëndijën. Hasani mes tjerash ka potencuar se Aberdini është skuadër shumë cilësore që ka treguar vlerat në futbollin skocez, por edhe Shkëndija është përgatitur mirë që të jep maksimumin në këtë ndeshje.

Skuadra e Aberdeen pritet që në orët e pasdites të arrijë në aeroportin e Shkupit, ku më pas do të akomodohen në hotel e që në mbrëmje të ketë dhe stërvitjen e parë para ndeshjes së nesërme.
Dueli Shkëndija – Aberdini do të luhet në stadiumin “Filipi i Dytë” me fillim në orën 21, ndërsa pritet që të ketë numër të madh të tifozëve, që do ti japin përkrahje të pa rezervë skuadrës kuqezi në duelin e parë kualifikues të Ligës së Evropës.

Lajme të ngjashme

Back to top button