Tuna nuk di të ndalet

Edhe pse për shumë këngëtarë sezoni ka përfunduar dhe netët janë më të qeta, këngëtarja shkupjane Altuna Sejdiu –Tuna, si duket nuk e ka në plan të ndalet.

Ndonëse ka kërkuar ‘izën’ para disa ditësh për pushim, ajo i është rikthyer koncerteve.

Këtë e ka bërë të ditur këngëtarja përmes faqes së saj zyrtare në ‘Twitter’, ku ka paralajmëruar që tashmë është në Gjermani, pranë fansave të saj atje.

Ndryshe është përfolur që Tuna e ka në plan që së shpejti të vijë me projekte të reja. Mbetet të shohim se çfarë do të na sjell ‘Zogu’ kësaj radhe!

Lajme të ngjashme

Back to top button