Tsipras pritet të dorëzohet, do të pranojë kushtet e huadhënësve

Mesditën e së mërkurës, në atë që konsiderohet si dita e parë e dështimit të shlyerjes së borxhit grek ndaj FMN-së, është mësuar se qeveria greke ka vendosur të bëjë lëshime përballë presionit të huadhënësve.

“Financial Times” thotë se Aleksis Tsipras do të dorëzohet e do t’i pranojë kushtet e kreditorëve, në këmbim të zgjatjes së dorëzanisë, e cila do të shmangte falimentimin e vendi, transmeton Top Channel.

Kryeministri grek do të kërkojë gjithsesi disa ndryshime shumë të vogla, siç dëshmon letra dyfaqëshe e dërguar prej tij drejt FMN-së, Komisionit Europian dhe Bankës Qendrore Europiane.

Edhe pse afati për të shlyer borxhin e FMN-së skadoi mesnatën mes së martës dhe së mërkurës, letra e Tsiprasit mund të shërbejë si bazë për diskutimin e një dorëzanie të re.

Lajme të ngjashme

Back to top button