Leksion gazetaresk: Gazetarët e huaj me shumë informata jozyrtare për ngjarjet e Kumanovës

 

tode mendol-crop
Kumanovë – në vendin e ngjarjes. Fotо: Sanja Atanasovska

 

Gjithmonë e kam pasur përshtypjen se gazetarët, kur do të gjendet në një vend të huaj, në kohë konflikti, raportojnë më ndryshe se sa sikur të ishin në vendin e vet. Shumë më tepër ka vlerësime, përshtypje se sa informata, thotë Gordana Bjeletiq nga “N1”.

 

Shkruan: Sanja Atanasovska

 

Nga perspektiva e sotme, gazetarët e huaj që raportuan për ngjarjet e Kumanovës të datës 9 dhe 10 maj, thonë se në mungesë të informatave zyrtare, kanë qenë të detyruar të shfrytëzojnë shumë informata jozyrtare.

Bëhet fjalë për informata jozyrtare që i kanë marrë nga spitalet, policia, qytetarët dhe nga burimet e tjera, e kanë të bëjnë me numrin e policëve të vrarë, gjendjen në Tode Mendoll dhe të ngjashme.

Gordana Bjeletiq nga televizioni rajonal “N1”, me seli në Beograd, Zagreb dhe në Sarajevë, dhe i mbulon këto tre vende, në Shkup ka ardhur që t’i ndjekë protestat kundër brutalitetit policor dhe nuk ka pritur se do të raportojë për përleshje të armatosura në vend. Vetë fakti se ka qenë e njoftuar me rrethanat në vend dhe se ka pasur kontakte të shumta, i ka ndihmuar mjaft.

“Në një situatë të atillë nuk është problem të arrihet deri te informata. Problem është ajo se ka shumë informata dhe se është vështirë të konfirmohen. E kur, sipas të gjitha gjasave, ka edhe viktima njerëzore, edhe më shumë, është shumë me rëndësi që gjithçka që do të publikohet të jetë e saktë. Gjithmonë e kam pasur përshtypjen se gazetarët, kur do të gjendet në një vend të huaj, në kohë konflikti, raportojnë më ndryshe se sa sikur të ishin në vendin e vet. Shumë më tepër ka vlerësime, përshtypje se sa informata të sakta. Sikur e kanë përshtypjen se atë që do ta publikojnë nuk do ta verifikojë askush. Prandaj, ishte shumë me rëndësi që gjithçka që do të publikojë “N1″ të jetë e saktë, jo vetëm në këtë situatë, por në përgjithësi”, tregon Bjeletiq.

Miljana Okiljeviq-Nikoliq, korrespodente e RTS nga Vranja, sqaron se gjatë udhëtimit të parë në Kumanovë kanë parë shumë polici dhe shumë lehtë e kanë gjetur hyrjen në lagjen Tode Mendoll, ku policia vepronte kundër grupit terrorist.

“Menjëherë e gjetëm Lagjen e trimave, bllokadën policore dhe kolegët gazetarë. Thanë se edhe ata nuk kanë shumë informata dhe se presin. Në ndërtesën e vetëqeverisjes lokale kishin gatishmëri që të na i ofrojnë të gjitha informatat që i kishin nga konferencat për shtyp në Shkup. Vështirë arrihej deri te informatat dhe për këtë arsye kishte shumë informata dhe tregime të paverifikuara. Neve na ndodhi që, derisa ishim në kufi, disa medie të plasojnë lajm se kufiri është i mbyllur, që gjithsesi nuk ishte e vërtetë. Nevojiten informata të sakta, jo vetëm për shkak të mediave, por edhe për shkak të popullatës”, thotë korrespodentja e RTS-së nga Vranja.

Të dyja shpresojnë se përsëri do të kenë mundësi të raportojnë për ngjarjet në Maqedoni, mirëpo ato të mos jenë për përleshje të armatosura ose konflikte. Ngjarjet në Kumanovë i ndoqën një numër i madh ekipesh gazetareske nga Serbia, Kroacia, Bullgaria, Rumania etj.

Gazetarët e huaj janë të kënaqur nga bashkëpunimi me kolegët nga Maqedonia. Thonë se kolegët e këtushëm u kanë ndihmuar shumë, me kontakte dhe me të gjitha resurse tjera që i kanë pasur në dispozicion.

“Me kolegët këmbenim informata, njerëzit janë të hapur për të huajt. Kolegët nga TV “Telma” dhe sikur në Kumanovë të mos ishin njerëzit nga TV “Plus”-i, asgjë nga ajo që e inçizuam nuk do të mund të emitohej. Na e dhanë gjithë përkrahjen teknike, edhe pse nuk ishte patjetër. Në Maqedoni takova njerëz, të cilët në çdo hap duan të ndihmojnë, pa interes, kundërshërbim ose diçka të ngjashme”, shton Bjeletiq.

Ajo thotë se raportimi nga një konflikt i armatosur për të është një përvojë e madhe, që do t’i shërbejë shumë në karrierën e saj si gazetare.

Edhe kolegia e saj nga RTS-ja, Okiljeviq-Nikoliq, thotë se edhe pse kanë ndodhur ngjarje të padëshiruara, të gjithë qytetarët e Kumaovës kanë qenë shumë korrektë nga ekipeve të gazetarëve.

Lajme të ngjashme

Back to top button