Nisin patrullimet e përbashkëta policore Kosovë – Shqipëri

Policia e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë kanë nënshkruar marrëveshjen për patrullim të përbashkët ndërshtetërorë.

U bë e ditur se roli i Policisë së Kosovës do të jetë në formën e asistencës ngaqë ajo e Shqipërisë posedon fuqitë ekzekutive.

Patrullimet do të kryhen përmes 6 patrullave, 3 nga to të Kosovës dhe 3 të Policisë së Shqipërisë.
Nënshkrimi dy palësh u bë në pikën kufitare në Vermicë. Dy palët u shprehën se kjo marrëveshje do të shërbejë edhe për shkrirjen e eksperiencave të policisë rrugore të Shqipërisë dhe Kosovës.

Lajme të ngjashme

Back to top button