23 vjeçarja nga Tetova bie nga kati i katërt i hotelit

Një femër e re është lënduar rëndë pas rënies nga kati i katërt nga një hotel në Gostivar.

Për momentin ajo po lufton për jetë pasi që urgjentist është dërguar në klinikat e Shkupit.
Në stacionin policor të Gostivarit mëngjesin e sotëm rreth orës 8 është denoncuar se në hotelin “Elita”  në qendrën e qytetit ka pasur fatkeqësi, me ç’rast ekipet e tyre kanë dalë në terren.
Për momentin po zgjat ekspertiza në vendin e ngjarjes që po e realizon prokurori publik dhe ekipe të SPB Tetovë.
Fillimisht edhe jozyrtarisht bëhet fjalë për një femër 23-vjeçare nga rrethina e Tetovës, e cila prej dje është denoncuar si e zhdukur.
Motivet dhe arsyet të cilat kanë sjellë deri në këtë fatkeqësi ende nuk janë të njohura.

Lajme të ngjashme

Back to top button